Tashmë ka filluar ndeshja mes Kosovës dhe Bullgarisë.
Në stadiumin “Fadil Vokrri”, janë të pranishëm afër 14 mijë tifozë.
“Dardanët” e kanë nisur rrugëtimin për “Euro 2020” kundër Bulgarisë, skuadër që barazoi në takimin e parë me Malin e Zi.
Në Grupin A, me Bullgarinë e Kosovën – gjenden edhe Anglia, Çekia e Mali i Zi.
Kosova e ka nisur këtë ndeshje me formacionin pothuajse më të mirë, mungon vetëm Valon Berisha.