
Ka filluar nxjerrja e pesë trupave të viktimave të vrasjes së shumëfishtë në Gjilan.
Xhaxhai që jeton jashtë ka ardhur tek vendi i ngjarjes teksa ka kërkuar që trupat të mos nxirren deri të jetë ai prezent.
Deri tash janë nxjerrë dy nga trupat e viktimave.
Ndërkohë, Gjilani është tronditur sot nga një ngjarje tragjike, ku dyshohet se zyrtarja e Policisë, Valdete Bllaca ka vrarë me armë zjarri prindërit dhe dy vëllezërit e saj e më pas edhe vetë.
Arma me të cilën dyshohet se është kryer krimi është e Policisë.