Fillon paraqitja e parë e Rexhep Selimit para Gjykatës Speciale

11:29 | 11 Nëntor 2020

Nis paraqitja e parë e Rexhep Selimit para Gjykatës Speciale.

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi, është duke u paraqitur për herë të parë në Gjykatën Speciale.

Ai, bashkë me tre ish-krerët tjerë të UÇK-së akuzohen për kr.ime lufte dhe kr.ime kundër njerëzimit, përfshirë vrasje, tortura, trajtim çnjerëzor e përndjekje.

Të enjten e javës që shkoi, me një avion ushtarak, shefi i GP të LVV-së, Rexhep Selimi, dhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlamentari Kadri Veseli, u nisën për në Hagë, pas konfirmimit të aktakuzës kundër tyre.

Një ditë më herët, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua gjithashtu për në paraburgimin e Gjykatës Speciale.

Krerët e UÇK-së akuzohen për kr.ime lufte dhe kr.ime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Selimin, Thaçin, Veselin e Krasniqin për një sërë kr.imesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon katër ish-krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre kr.imeve.

Komento: