Fillon pjesa e dytë e ndeshjes Kosovë – Bullgari

21:55 | 25 March 2019

Tashmë ka filluar pjesa e dytë e ndeshjes mes Kosovës dhe Bullgarisë.

“Dardanët” ishin më të mirë se mysafirët përgjatë 45 minutave të pjesës së parë, duke krijuar raste të shumta, theksohet ajo e Milot Rashicës.

“Dardanët” nuk arritën t’i konkretizojnë shanset e krijuara dhe si pasojë e kësaj, pranuan gol në minutën e 39’.

Ishte Vasil Bozhikov ai që shënoi për mysafirët, pas një harkimi nga këndi.

“Dardanët” e kanë nisur pjesën e dytë pa ndryshime, me shpresën për të përmbysur rezultatin.

Komento: