Fillon publikimi i rezultateve nga votimi në përfaqësitë diplomatike

21:55 | 11 Qershor 2026
fillon-publikimi-i-rezultateve-nga-votimi-ne-perfaqesite-diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhje ka filluar publikimin e rezultateve nga votimi në 30 përfaqësitë diplomatike për zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve të para, ku është numëruar një kuti nga 47 gjithsej, LVV është e para me 427 vota, PDK ka 32 vota, LDK 24 vota, Aleanca 6 vota.

Votimi fizik jashtë Kosovës është zhvilluar më 6 qershor në 30 përfaqësitë diplomatike. Nga 27,724 votues të regjistruar kanë votuar rreth 81% e tyre apo 22,414.

Komento: