Fillon romanca e parë në BBV 2, puthje në buzë mes dy konkurrenteve

12:15 | 27 Dhjetor 2022

Puthje në buzë mes dy konkurrenteve të BBV 2, Tea Trifoni dhe Dea Mishel.

Edicioni i dytë i Big Brother VIP Albania nisi mbrëmjen e së shtunës (24 dhjetor).

Tashmë banorët janë mësuar me njëri-tjetrin dhe për pak ditë kanë sjell materiale të ndryshme.

Dy nga konkurrentet, Tea Trifoni dhe Dea Mishel, janë përfshirë së fundmi në një debat teksa po qëndronin në oborrin e shtëpisë së famshme.

Ata po bisedonin me njëra-tjetrën dhe në një moment Dea i është afruar dhe i ka dhuruar një puthje ish-konkurrentes së “Përputhen”.

Kjo video e dy vajzave të njohura është bërë virale dhe po shpërndahet gjithandej në rrjet.

Disa nga banorët e BBV 2 janë: Efi Dhedhes, Mikela Pupa, Olta Gixhari, Kiara Tito, Kejvina Kthella, Amos Zaharia etj.

Ky ‘reality show’ vjen disa muaj pas edicionit të parë, nga i cili fitues doli balerini Ilir Shaqiri.

Komento: