Paraditen e sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu bashkë me drejtorin e Infrastrukturës, Arbër Bytyqi dolën sot në fillimin e punimeve të një projekti me peshë ambientale, tejet të nevojshëm e të veçantë që do të zhvillohet në territorin tonë.
Është projekti për rregullimin e shtratit të lumit Sazli prej hekurudhës në Ferizaj deri tek lumi Sitnicë, që sot nisi punimet, financim ky i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Ambientit, që përfshinë rregullimin e shtratit të lumit në gjatësi prej 1.7 kilometra – segmenti i parë.
Me këtë rast, drejtori i Infrastrukturës, Arbër Bytyqi bëri të ditura detajet lidhur me këtë projekt.
“Përveç infrastrukturës nëntokësore, kanalizimit dhe ujësjellësit, Komuna e Ferizajt është e orientuar edhe në projekte ambientaliste siç është projekti që po inspektojmë ku po fillojmë rregullimin e shtratit të lumit Sazli.
Përveç rivitalizimit të lumit Sazli, ditëve në vijim, po ashtu me Ministrinë e Ambientit do të fillojmë edhe pjesën e parë të segmentit të lumit Nerodime.
Edhe tek lumi Sazli është segmenti i parë i lumit me gjatësi 1.7 kilometra, besojmë që ditëve në vijim, pas përfundimit të segmentit të parë që do të jetë model e që për herë të parë po implementohet, do të kemi mundësinë të vazhdojmë edhe me segmente tjera, besoj që do të hasim edhe në mbështetjen e Ministrisë së Ambientit në mënyrë që komplet shtratin e lumit Sazli ta kemi të përfunduar me infrastrukturë moderne dhe të jetë në shfrytëzim të qytetarëve” tha drejtori Bytyqi.
Ky projekt për të cilën është ndarë një buxhet prej 400,000 eurove, shtrihet në segmentin e parë të lumit Sazli me gjatësi 1.7 kilometra.
Ndërsa mbikëqyrjen e punimeve është duke e bërë kompania ‘Alb Architect’