Fillon ‘rrënimi’ i Putinit: Bie për 66% vlera në treg e bankës kryesore ruse pas sanksioneve

12:29 | 26 February 2022

Banka kryesore ruse po paralizohet nga sanksionet amerikane dhe evropiane

Vlera në treg e Sber-bank, bankës më të madhe ruse ka rënë mbi 66% gjatë 5 ditëve të fundit, ndërsa investitorët po shesin aksionet e tyre në këtë bankë. Shitje të përmasave epike, e quajnë komentatorët financiarë largimin e investitorëve nga kjo bankë.

Sber-bank është goditur jo vetëm nga sanksionet ekonomike dhe financiare kundër Rusisë, por ajo është shënjestruar direkt nga sanksionet amerikane dhe evropiane. Sanksionet kanë ulur financimet e huaja për bankën me qëllim për të ulur mundësinë e saj për të dhënë hua brenda Rusisë veçanërisht ndaj ushtrisë ruse.

Sber-bank është banka e tretë më e madhe në Europë. Përveç dominimit të tregut financiar rus, ajo është një nga bankat e rëndësishme në shumë vende, sidomos ish-republikat sovjetike.

Komento: