Nis seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit që ka për qëllim zhbllokimin e KQZ-zë.
Në rend dite është diskutimi për bllokimin e Komisionit Qendror Zgjedhor.
Seanca e sotme është thirrur nga partitë opozitare.
Kujtojmë se opozita tash e disa kohë e kishte akuzuar presidentin Thaçi se e ka bllokuar Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.
Pas përfundimit të debatit, pritet votimi i një rezolute.