Ka dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës, i dyshuari V.V me akuzën për keqpërdorimin e vajzës 16 vjeҫare.
Ka filluar seanca për caktimin e masës së sigurisë ndaj policit nga Drenasi, i dyshuar për keqpërdorim ndaj nxënëses nga Drenasi, me dyshimin se është keqpërdorur nga profesori i saj e më pas edhe zyrtari policor.
Kjo seancë po mbahet e mbyllur për media. I dyshuari V.V. ka dal para Gjykatës Themelore të Prishtinës nën akuzën për keqpërdorim.
Në Prishtinë me pankartat në duar: “Dorëheqje e krim”, është mbajtur një protestë e cila ka kundërshtuar rastet e tilla.