Nis seanca për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.
Ka nisur seanca plenare ku në rend dite është shpërndarja e Kuvendit të Kosovës.
Deputetët tashmë janë në sallë, fillimisht kanë votuar për miratimin e marrëveshjes financiare për IPA në mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.
Pas votimit të kësaj marrëveshje pritet të votohet propozimi i 93 deputetëve për shpërndarjen e Kuvendit.