
Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, ku në rend të ditës janë tri pika për t’u shqyrtuar.
Deputetët do të trajtojnë zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars, formimin e komisioneve parlamentare, si dhe propozim-rezolutën për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar në Hagë.
Kjo është seanca e parë pas konstituimit të djeshëm të legjislaturës së dhjetë.