Ramush Haradinaj ka thirru një takim me partnerët e koalicionit.
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli nuk është pjesë e këtij takimi, mirëpo këtë parti po e përfaqëson Enver Hoxhaj.
Ndërsa, Fatmir Limaj i Nismës Socialdemokrate dhe Behgjet Pacolli i Aleancës Kosova e Re, janë pjesë të këtij takimi.
Veseli refuzoi të merrte pjesë duke thënë se zgjedhjet janë të pashmangshme, dhe se takime të tilla nuk janë të nevojshme.
Haradinaj dha dorëheqje nga posti i kryeministrit pas ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.