Fillon takimi i liderëve shtetëror me zyrtarët e lartë amerikan

16:30 | 27 February 2019

Ka filluar takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e lartë amerikanë.

Ka nisur takimi i krerëve të shtetit me zyrtarët e Këshillit Kombëtar të Sigurisë në SHBA.

Dy zyrtarët, John Erath dhe Brad Berkley, janë pritur në zyrën e presidentit Hashim Thaçi.

Aty i pranishëm është edhe kryeministri Ramush Haradinaj.

Në këtë takim prite të diskutohet për fazën finale të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Po ashtu në takim pritet të diskutohet edhe për taksën 100% ndaj produkteve të Serbisë dhe Bosnjës. /ORAinfo/

Komento: