Fillon takimi i Richard Moore me delegacionin shtetëror

10:14 | 13 March 2019

Ka nisur takimi i Richard Moore me delegacionin shtetëror.

Rreth orës 9:30, ka nisur takimi i drejtorit të përgjithshëm për çështje politike në Ministrinë e Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore me delegacionin shtetëror të Kosovës.

Takimi është duke u zhvilluar në Kuvend, pa praninë e mediave.

Moore gjatë ditës së sotme do të takojë edhe kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, ndërsa mediat do të lejohen për të marrë vetëm pamje nga takimi.

Komento: