Nis takimi mes Osmanit dhe Escobarit, do te ketë konferencë për media.
Ka nisur takimi në mes presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar është duke e vizituar Kosovën, ku pos Osmanit do të takohet edhe me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Emisari amerikan e viziton Kosovën në prag të dështimit të marrëveshjes për energjinë mes Kosovës dhe Serbisë.
Kjo pasi kompania Elektrosever nuk i ka plotësuar kriteret e licencimit.
Pos kësaj, më 31 tetor mbaron afati ku serbët duhet të konvertojnë targat e veturave nga “KM” në “RKS”.
Pas takimit Osmani-Escobar, do të ketë konferencë për media.