Fillon të rritet pak numri i rasteve të reja me koronavirus

09:22 | 18 February 2023

21 raste pozitive me COVID-19 në Kosovë.

Numri i rasteve të reja me koronavirus ka filluar të shënojë pak rritje.

21 persona janë konfirmuar pozitiv me COVID-19, njofton Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës në raportin e fundit ka njoftuar se janë bërë 87 testime.

Sipas institutit, janë shëruar 13 persona dhe 15 të tjerë janë të hospitalizuar.

Ndërkohë, rastet aktive në vendin tonë janë 131.

Komento: