Fillon vaksinimi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

10:35 | 22 Tetor 2021

Nis vaksinimi në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Ekipet mobile të IKShPK-së gjatë së premtës kanë bërë vaksinimin e qytetarëve në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë

MSh-ja ka bërë të ditur se kjo praktikë do të zbatohet së shpejti edhe në komuna tjera të Kosovës.
Prej nisjes së fushatës së vaksinimit 686 238 persona janë vaksinuar plotësisht kundër këtij virusi derisa 833 695 persona kanë marrë dozën e parë.

Deri më 21 tetor në orën 15:00 është vaksinuar plotësisht 38.1 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Të enjten se janë regjistruar 18 raste me Coronavirus, pas testimit të 2 198 mostrave.

Në 24 orët e fundit nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Komento: