Fillon verifikimi i cilësisë dhe sasisë së derivateve të naftës

12:15 | 11 Qershor 2020

Ministria e Tregtisë dhe industrisë ka nisur sot marrjen e mostrave nëpër pikat e furnizimit me derivate për të kontrolluar cilësinë dhe sasinë e tyre.

“Sot ishim në vizitë me Inspektoratin e Ministrisë së Tregtisë̈ dhe Industrisë dhe ekipin nga Agjencia e Metrologjisë për të marr mostra të derivateve për verifikimin e cilësisë dhe sasisë”.

“Mostra të tilla do të vazhdojmë të marrin edhe në ditët e ardhshme, dhe po ashtu Inspektorati bashkë me Agjencinë e Metrologjisë do t’i shtojnë mostrat, duke i dyfishuar dhe kjo gjithmonë duke pasur për bazë mbrojtjen e konsumatorit, që është̈ njëra ndër top prioritetet e mia”, është shprehur ministry Vesel Krasniqi.

Komento: