Dogana fillon zbatimin e vendimit të Qeverisë, mallrat serbe mund të hyjnë pa iu referuar Republika e Kosovës.
Nga sot me heqjen e masave të reciprocitetit ndaj Serbisë mallrat mund të futen në Kosovë edhe pa iu referuar Kosovës si republikë.
Vendimi që është marrë sot në Qeverinë e Kosovës i është dërguar menjëherë Doganës, prandaj maunat nga Serbia mund ta bëjnë rrugën e tyre drejt Kosovës pa pengesa që ia vuri qeveria paraprake, njofton Klan Kosova.
Doganieri nga Merdara, Bardh Varaku, tha për Klan Kosovës se edhe pse vendimi ka hyrë në fuqi ende asnjë kamion serb nuk ka hyrë deri tash.
“Sot kemi marrë vendimin që mallrat serbe mund të futen në Kosovë edhe nëse s’iu shkruan Republika e Kosovës siç ka qenë më herët. Ende nuk kemi pasë qarkullim, por presim të kemi”.
“Ne do të vazhdojmë punën siç ishte para taksës dhe reciprocitetit. Mallrat që hyjnë do t’i referohen Kosovës në bazë të legjislacionit në fuqi të Kosovës dhe nuk lejohet përdorimi i termeve fy.ese”.
Deri para dy ditësh, në Kosovë erdhën 20 kamionë serbë që iu referuan Republika e Kosovës, ndërsa 13 të tjerë ishin kthyer në mungesë të zbatimit të vendimit.