Filmohet diplomacia ruse duke djegur dokumente para se të largohet nga Ukraina

20:40 | 22 February 2022

Diplomacia ruse filmohet duke djegur dokumente para se të largohet nga Ukraina.

Rusia ka marrë një vendim për të evakuuar stafin e saj diplomatik nga Ukraina, tha të martën Ministria e Jashtme ruse. Pak para se t’i lëshojnë zyrat, punëtorët e diplomacisë ruse janë filmuar duke djegur dokumente, megjithatë pamjet nuk janë të konfirmuara.

Për evakuimin e stafit rus diplomatik nga Ukraina, ka raportuar Reuters.

“Prioriteti ynë i parë është të kujdesemi për diplomatët rusë dhe punonjësit e Ambasadës dhe Konsullatave të Përgjithshme. Për të mbrojtur jetën dhe sigurinë e tyre, udhëheqja ruse vendosi të evakuojë stafin e misioneve ruse në Ukrainë, gjë që do të zbatohet në të ardhmen shumë të afërt“, thuhet në një deklaratë.

Ndryshe, të hënën mbrëma Rusia njohu pavarësinë e Luhanskut dhe Donetskut që janë pjesë e Ukrainës dhe kontrollohen vetëm pjesërisht nga forcat pro-ruse. Kjo lëvizje vjen disa vite pasi Rusia pushtoi Krimenë. BE dhe SHBA-ja kanë paralajmëruar sanksione ndaj këtyre shkeljeve të së drejtës ndërkombëtare.

Komento: