Filozofi i reagon Hoxhës që tha se Zoti nuk ha e as nuk fle

23:11 | 04 Qershor 2019

Këshilltari i kryekuvendarit Kadri Veseli, Blerim Latifi, që me profesion është filozof, ka reaguar ndaj deklaratave të hoxhës Enis Rama.

Latifi, i ka quajtur kontradiktore deklarimet e hoxhës Rama dhe si jo të logjikshme, rreth asaj se nuk mund të flitet për diçka të pa perceptuar.

“Dëgjojani kontradiktën: në një anë thotë se “Zotin nuk mund ta mendojmë kurqysh”, në anën tjetër tregon me siguri se çfarë bën Zoti, a han, a pin dhe çfarë rregullash preferon, e sa gjuhë i flet!

“Qysh mundesh me ditë diçka, për të cilën s’mundesh as me e perceptu, as me e mendu, e as me e imagjinu? Hajde logjikë, hajde!!!

“Kanti argumenton se atë që nuk mund ta mendojmë, nuk mundemi as ta shprehim. Nëse tentojmë ta shprehim të pamendueshmen, kemi me ra në lajthitje mendore”, ka thënë ai, duke shtuar me ironi se “me mend s’o shaka- thotë populli”.

Komento: