Super ndeshje, finalja Argjentinë-Francë përcaktohet me penallti.
Nuk ka fitues as pas 120 minutave në finalen e Botërorit, Argjentina-Franca.
Argjentinasit udhëheqën 2:0 pas 45 minutave të parë me golat e Messit dhe Di Marias.
Por, francezët gjetën forcën dhe e barazuan rezultatin me dy gola të shpejtë.
Fillimisht Mbappe shënoi nga penalltia në minutën e 80-të.
Një minutë më pas, ishte sërish Mbappe që barazoi shifrat.
Në vazhdime, Messi kaloi sërish Argjentinën në epërsi, por Mbappe kompletoi hat-trickun për ta dërguar ndeshjen në penallti.