Dybala pritet të luajë nga minuta e parë ndaj Sevillas.
Sky Sport Italia shkruan se sulmuesi i Romës, Paulo Dybala, do të startojë kundër Sevillas në finalen e Ligës së Evropës sonte.
“La Joya” ka luftuar me një dëmtim në kyçin e këmbës gjatë javëve të fundit, por është stërvitur me pjesën tjetër të ekipit të hënën dhe të martën.
Në anën tjetër, Il Corriere dello Sport shkruan se të martën pasdite, Dybala po punonte fort për të bindur Jose Mourinhon, t’i jepte një shans nga minuta e parë.
Korrespondenti i Sky Sport Italia, Angelo Mangiante konfirmon se argjentinas, fitues i Kupës së Botës do të luajë në treshen sulmuese të Romës së bashku me Lorenzo Pellegrinin dhe Tammy Abrahamin kundër Sevillas.
Kjo do të thotë se Stephan El Shaaraëy fillimisht do të jetë në stol.
Dybala nuk ka gjasa të luajë për 90 minuta veçanërisht duke marrë parasysh që José Mourinho tha të martën se argjentinasi do të luante vetëm për 20 ose 30 minuta në finale.
Dybala ka shënuar 16 gola dhe tetë asistime në 36 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon.