Finalja e Ligës së Kampionëve nuk luhet në Stambol?

23:58 | 29 May 2020

Koronavirusi ka ndikuar edhe në ndeshjet e futbollit.

Finalja e Ligës së Kampionëve për sezonin 2019/20 mund të mos luhet në Stamboll, raporton Neë York Times.

Stadiumi Olimpik ‘Ataturk’ ishte caktuar për të pritur finalen e dytë pas asaj në vitin 2005 mes Milanit dhe Liverpoolit.

Megjithatë, për shkak të pandemisë së koronavirusit, UEFA po i shqyrton të gjitha opsionet.

Sipas Neë York Times një person që ka dashur të mbetet anonim, i ka thënë gazetës se “UEFA janë duke diskutuar se si të përfundojnë Ligën e Kampionëve dhe ku të luhet finalja”.

UEFA po planifikon që Liga e Kampionëve të nisë në gusht, për të përfunduar në fund të muajit, për t’i hapur më pas rrugë rinisjes së sezonit 2020/21, kuptohet, pas 2 apo 3 javësh pushim.

Komento: