Kroacia që vazhdon të kërkojë një trofe të madh ndërkombëtar është vënë përballë Spanjës që përpiqet t’i rikthejë vitet e lavdisë në finalen e Ligës së Kombeve për sezonin 2022/2023 që zhvillohet në Roterdam.
Skuadra ballkanike u tregua më e fortë se Holanda duke e mposhtur (4-2) pas vazhdimeve, derisa La Roja eliminoi Italinë (2-1) në gjysmëfinale.
Përzgjedhësit Zlatko Dalic dhe Luis De La Fuente do t’i vënë përballë taktikat e tyre në stadiumin De Kuip dhe i kanë zgjedhur futbollistët që do të zbresin në fushë nga minuta e parë.
Formacioni startues i Kroacisë: Livakovic; Juranovic, Sutalo, Erlic, Perisic; Brozovic, Modric, Kovacic; Pasalic, Kramaric, Ivanusec.
Formacioni startues i Spanjës: Unai Simon; Jesus Navas, Le Normand, Laporte, Jordi Alba; Rodri, Fabian Ruiz, Gavi; Asensio, Morata, Yeremy Pino.