
Emery konfirmon portierin e parë
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka folur në konferencë për shtyp, pak orë para fillimisht të ndeshjes me Chelseat.
‘Topçinjët’ takohen me Chelsean në finalen e Ligës së Evropës nesër me fillim nga ora 21:00, finalja e pare që nga viti 2006 për skuadrën veriore të Londrës.
Nesër do të jetë ndeshjen e veçantë edhe për Petr Cech, që do ta luajë ndeshjen e fundit si një profesionist, transmeton lajmi.
Për këtë, trajneri Unai Emery ka vendosur që t’i besojë portën portierit çek.
‘’Unë mund të flas për Petr Cech shumë, por mbi të gjitha ai është njeri i mrekullueshëm, profesionist i madh’’.
‘’Sjelljet dhe vitet e tij këtu janë të mahnitshme. Do të jetë ndeshja e fundit për të nesër sepse ka vendosur ta përfundojë karrierën. Dhe dua të bëj diçka të rëndësishme me të. Kjo ishte bisedime ime me të, ‘do të bëj diçka të rëndësishme me ty në momentet e fundit të karrierës tënde, të luash apo të mos luash’ ‘’.
‘’E respektoj shumë. Karriera e tij ka qenë mbresëlënëse. Së pari, si person, së dyti si një portier profesionist. Mendoj që ai e meriton që të ketë besimin tonë’’.
‘’Jo sepse po e them këtë para jush, por sepse karriera e tij na ka treguar se ai është një gjentil’’, konfirmoi ish-trajneri i Sevillas.