Finalja famëkeqe, Karius mendon se ende mund të luaj te Liverpool

08:44 | 05 Tetor 2019

Karius beson se ende mund të luajë për Liverpoolin.

Loris Karius ende beson se mund të rikthehet një ditë tek Liverpool, pasi thotë se më nuk është i shqetësuar nga finalja famëkeqe e Ligës së Kampionëve që përcaktoi karrierën e tij në ‘Anfield Road’.

Portieri gjerman mbetet në huazim te Besiktas, ku ishte larguar nga Liverpool pas humbjes tronditëse nga Real Madrid në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat 3:1.

Në atë humbje, Karius bëri dy gabime trashanike, që sollën dy gola për Real Madridin.

“A do të luaj përsëri për Liverpoolin? Sigurisht që është një opsion dhe një mundësi e mirë për të qenë akoma atje”, ka deklaruar portieri gjerman, përcjell lajmi.net.

“Ndoshta unë do të luaj sërish atje, ju kurrë nuk e dini. Ka ende shumë kohë përpara. Nëse nuk është Liverpool, do të jetë një ekip tjetër i mirë, kështu që unë nuk shqetësohem për ndonjë skenar”.

Komento: