Finalja Juventus 1:0 Milan, Gattuso tregon ku gabuan gjyqtarët – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Finalja Juventus 1:0 Milan, Gattuso tregon ku gabuan gjyqtarët

23:29 | 16 Janar 2019

Sonte u zhvillua ndeshja mes Milanit dhe Juventusit.

Gennaro Gattuso i ka thur lavde skuadrës së tij për paraqitjen në finale të Superkupës së Italisë, pavarësisht humbjes nga Juventus.

Milan humbi mundësinë që të fitojë Superkupën e Italisë, ku u mposht 1:0 nga Juventus me një gol të shënuar nga Cristiano Ronaldo.

Gattuso duke folur pas ndeshjes, tha se është i kënaqur me skuadrën e tij, por kishte kritika për gjyqtarët që ndanë drejtësinë.

“I bëj komplimentet e mia skuadrës. Përballë kishim një mal për të ngjitur dhe ne e tentuam. Dalja e Kessie me karton të kuq ishte e drejtë”, ka deklaruar fillimisht Gattuso.

“Juventus shënoi dy gola në pozicion të parregullt dhe u anuluan. Ne nuk na lejuan të përfundojmë një aksion me Cutrone. Këto gjëra më bezdisin e acarojnë dhe nuk i kuptoj. Sot na shkoi keq, tani të mendojmë për kampionatin”, ka shtuar ai.

Komento: