Finalja ndaj Juventusit, Napolit do t’i mungojë ylli i madh

18:13 | 14 June 2020

Napoli me hendikep të madh para finales me Juventusin.

Mbrojtësi i Napolit, Kostas Manolas u kthye në stërvitje sot, por ende nuk ka gjasa të jetë i gatshëm për finalen e Kupës së Italisë kundër Juventus.

Qendërmbrojtësi pësoi dëmtim në stërvitje më 14 maj.

Një deklaratë nga Partenopei këtë pasdite konfirmoi se Manolas ishte duke stërvitur sot me skuadrën, pasi ata patën seancën e tyre qetësuese pas barazimit 1-1 në gjysmëfinale me Interin mbrëmë, transmeton lajmi.

Napoli luan me Juventusin për finalen e Kupës së Italisë të mërkurën më 17 qershor në ‘Olimpico’ në Romë.

Sidoqoftë, është ndoshta shumë herët për të nxituar me Manolas, kështu që ai po synon rikthimin në ndeshjen e parë në Serie A kundër Hellas Verona më 23 qershor.

Stanislav Lobotka dhe Kevin Malcuit janë gjithashtu jashtë fushës, ndërsa portieri David Ospina është i pezulluar dhe në vend të tij do të jetë Alex Meret.

Komento: