Finlanda dënon sulm*in në kanalin e ujit: Po e monitorojmë situatën nga afër, qëndrojmë krah Kosovës në përpjekjet për hetim

14:38 | 30 November 2024
finlanda-denon-sulm*in-ne-kanalin-e-ujit:-po-e-monitorojme-situaten-nga-afer,-qendrojme-krah-kosoves-ne-perpjekjet-per-hetim

Ambasada e Finlandës në Kosovë e ka dënuar sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok, duke theksuar se është thelbësor për furnizim me ujë dhe funksionimin e termocentraleve.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se po e monitorojnë situatën nga afër dhe se qëndrojnë krah Kosovës në përpjekjet për hetimin e rastit.

“Ne dënojmë fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që është thelbësor për furnizimin me ujë të Kosovës dhe funksionimin e termocentraleve të saj. Ne jemi duke e monitoruar situatën nga afër dhe qëndrojmë me Kosovën në përpjekjet e saj për hetim”, thuhet në postim.

Komento: