Suedia dhe Finlanda, synojnë të jetë pjesë e NATO-së.
Finlanda nuk do të vazhdojë procesin për anëtarësimin në NATO pa Suedinë, kështu ka thënë presidenti finlandez Sauli Niinistöm në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas medieve vendase Helsinki nuk do t’i bashkohet Aleancës nëse problemet e Stokholmit me Turqinë çojnë në shtyrjen e anëtarësimit të Suedisë.
Në një konferencë për shtyp, Niinistö theksoi se propozimi i Turqisë në lidhje me aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ishte një surprizë totale.
“Kur vizitova për herë të fundit Suedinë, e thashë shumë qartë. Në Suedi është thënë se “puna e Finlandës është e jona”. Në të njëjtën mënyrë, kauza e Suedisë është e jona. Kjo do të thotë që ne shkojmë më tej krah për krah”, ka thënë kryeministri finlandez.
Presidenti i Turqisë Erdogan ka deklaruara se nuk e sheh ngrohtë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë ne NATO, pasi sipas tij ato janë kthyer në baza të sigurta për anëtarët e PKK-së, të cilën Turqia e ka shpallur organizatë terroriste prej shumë vitesh.