Finlanda uron Kosovën: Mbështesim me vendosmëri anëtarësimin e Kosovës në KiE

21:48 | 24 Prill 2023

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto ka uruar Kosovës për hapin e rëndësishëm në anëtarësimin e saj në Këshillin e Evropës.

Sipas vendimit të Komitetit Ministror të KiE-së kërkesa për anëtarësim të Kosovës në KiE do t’i përcillet Asamblesë Parlamentare.

“Ministri i Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto, uron Kosovën pasi Komiteti Ministror i Këshillit të Evropës sot ka marrë vendim që t’ia përcjellë Asamblesë Parlamentare kërkesën për anëtarësimin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Ambasadës finlandeze në Kosovë.

Mesazhin e ministrit, Pekka Haavisto e ka përcjellë Ambasada.

“Finlanda mbështet me vendosmëri anëtarësimin, i cili do të ndihmojë në mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Kosovë dhe integrimin evropian,” thuhet në cicërimën e përcjellë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Finlandës.

Postimi i plotë:

Komento: