Kuvendi i Kosovës orë me parë ka votuar tri projektime të cilat mundësojnë transformimin e FSK-së në ushtri.
Ambasada e Finlandës në Prishtinë ka uruar Kosovën me rastin e miratimit të tri ligjeve që e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri.
Por, kjo Ambasadë e inkurajon Kosovën që të vazhdoj bashkëpunimin me aleatët e NATO-s dhe partnerët e tjerë, si dhe kërkon të shtohen përpjekjet në arritjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Dialogu dhe masat për ndërtimin e besimit janë jetike për stabilitetin rajonal”, thuhet mes tjerash në urimin e Ambasadës së Finlandës në Facebook.