Fiona përmallohet, kështu e kujton nënën e ndjerë

20:06 | 11 Gusht 2019

Fiona sot e ka kujtuar me mallë nënën e ndjerë.

Aktorja e njohur, Fiona Gllavica, ka bërë një dedikim emocionues në ditëlindjen e nënës së saj të ndjerë, shkruan rtv21.tv.

Në shkrimin që e ka publikuar në rrjetin social Instagram, Fiona gjithashtu ka përcjellë një mesazh për ndjekësit e saj.

“Nanës për ditëlindje. Shumë ditë të shënume kanë kalu prej ditës së ikjes së nanës, të shumëta janë gëzimet dhe mbledhitë ku mungon prezenca e saj. Por në këtë ditë të lindjes tënde nanë dua me të kujtu ndryshe prej herave tjera, pa lot dhe pa zemërim që s’të kam në përqafim. Sot, dua me e kujtu buzëqeshjen tënde, ngrohtësinë e shpirtit tënd, përqafimet, aromat e këndshme të ushqimeve që i përgatisje me kaq pasion, shakatë dhe këshillat e tua të panumërta. Ishe kaq e madhe dhe humane, kaq e dashur dhe e afërt sa me ty ndaja edhe tituj shoqërie.

Më mungon çdo ditë, kurrë s’kam për ta dijtë cilën herë më shumë, por gjithmonë, gjithmonë kujtimi për ty është kaq i freskët dhe kaq i dashur. Po, më mungon shumë! Do të doja veç një mesazh të përcjellë, të gjithë ju që po më lexoni ndër rreshta, shtrëngoni në përqafim nënat çdo ditë sikur të jetë përshëndetja e fundit.

Gëzuar ditëlindja nanë, faleminderit për jetën! Të dua shumë” Ndryshe, aktorja Fiona Gllavica më 12 korrik u martua me Arbnor Pacollin. Çifti u kurorëzua nga i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në një ceremoni madhështore.

Komento: