Fiorentina e mposht Milanon, ia vështirëson rrugën për Champions.
Milani ka pësuar humbje nga Fiorentina me rezultat 2-1.
Kjo i ka shkaktuar edhe më shumë probleme për të qëndruar në zonën që dërgon në Champions League.
Ndonëse pjesa e parë u mbyll me rezultat 0-0, më të nisur pjesa e dytë ishte Gonzalez ai që shënoi nga penaltia.
Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt, Luka Joviq thelloi epërsinë në 2-0 për Fiorentinan, ndërsa goli i vetëm për Milanin e shënoi Theo Hernandez.
Me këtë fitore, Fiorentina gjendet në vendin e 12-të me 31 pikë, ndërsa Milani me 47 pikë pozicionohet në vendin e katërt.