Gjesti i mrekullueshëm i Fiorentinës, ia vazhdojnë kontratën kapitenit Davide Astori.
Drejtuesit e Fiorentinës kanë bërë një gjest madhështorë dhe për t’u vlerësuar.
Ata kanë vendosur t’i qëndrojnë pas marrëveshjes verbale që kanë pasur me ish kapitenin e tyre, për vazhdimin e kontratës.
Në pamundësi për të vazhduar kontratën derisa ai ishte gjallë, drejtuesit e Fiorentinës kanë vendosur t’i vazhdojnë kontratën për jetë ish kapitenit të tyre, dhe atë pagë do t’ia dhurojnë familjes së tij.
Fiorentina ka nënshkruar kontratë me familjen e Astorit, duke premtuar se në të ardhmen do të ndihmohen edhe fëmijët e tij.
Astori humbi jetën tragjikisht më 4 mars të vitit 2018 në dhomën e hotelit ku ishte vendosur skuadra e Fiorentinas, pas një sulmi në zemër.
Në momentin e vdekjes, Astori ishte 31 vjeçar.