Fiorentina mposht Atalantan, kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës së Italisë

20:31 | 10 Shkurt 2022

Fiorentina në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Fiorentina ka arritur që ta mposht në momentet e fundit të ndeshjes për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të Kupës së Italisë pasi që mposhti Atalantan me rezultat 2-3. Piatek (9, 71) dhe Milenkovic (90+3) shënuan për Fiorentinën. Për Atalantan shënuan Zappacosta (30) dhe Boga (56)

Fiorentina ka arritur që të fitojë në momentet e fundit të ndeshjes kundër Atalantas në Bergamo për të arritur kështu në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Fiorentina ishte shumë më e mirë në fillim të ndeshjes ku në Gonzalezin e Fiorentinës u shkaktua faul në minutën e gjashtë. Pas shikimit në VAR akordohet penallti për mysafirët të cilën në gol e shndërron Krzysztof Piatek.

Gonzalez ishteafër për të shënuar edhe golin e dytë për Fiorentinën në minutën e 27-të, por portieri i Fiorentinës, Musso bëri një pritje briliante për ta devijuar topin në goditje nga këndi.

Tre minuta më vonë do të ishin Atalanta që do të barazonin rezultatin.

Davide Zappacosta mori një pasim të mirë dhe më të djathtë e tij goditi topin për të shënuar një gol të bukur dhe barazuar rezultatin.

Boga i Atalantas ka mundur të shënojë gol në minutën e parë shtesë të pjesës së parë, por topi përfundoi shumë afër shtyllës së djathtë të portës së Fiorentinës.

Pjesa e dytë nisi shumë më mirë për Atalantan.

Boga do të shënonte golin e epërsisë në minutën e 56-të, i cili po ashtu shënoi një gol të bukur.

Piatek do të shënonte edhe golin e dytë. Edhe ky gol për Fiorentinën erdhi nga penalltia por Piatek fillimisht e humbi atë për të shënuar gol pas kthimit të topit në minutën e 71-të.

Atalanta do të rrezikonte përsëri në minutën e 78-të me anë të Davide Zappacostas ku lansoi një goditje të fortë e cila goditi shtyllën.

Për Fiorentinan u vështirësuan punët pasi që në minutën e 79-të, Lucas Martinez Quarta ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë duke u përjashtuar nga loja.

Berat Xhimshiti e pati rastin më të mirë për Atalantan në minutën e 86-të, por që goditja e tij me kokë përfundoi për pak jashtë portës së Fiorentinas.

Kur u mendua se ndeshja do të shkonte në vazhdime, kështu nuk ndodhi.

Fiorentina do të shënonte në minutën e tretë shtesë të ndeshjes me anë të Nikola Milenkovic për të shënuar golin që i dha kësaj ndeshje fund dhe e kualifikoi Fiorentinën në gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Fiorentina në gjysmëfinale e pret fituesin e çiftit të fundit çerekfinalist, Juventus – Sassuolo.

Komento: