Fiorentina ndal Romën, Interi ‘shkatërron’ Genoan

22:59 | 03 Prill 2019

Përfundojnë ndeshjet.

Inter ka shënuar fitore të lehtë 0-4 në udhëtim te Genoa, ndërsa Roma ka barazuar 2:2 me Fiorentinën në shtëpi, në ndeshjet e xhiros së 30-të të Serie A, të zhvilluara të mërkurën mbrëma.

‘Zikaltërit’ pas gati dy muajsh e filluan një takim me Mauro Icardin startues.

Por, golin e parë të ndeshjes për Interin, e shënoi Roberto Gagliardini, në minutën e 15’.

Momenti i Icardit erdhi në minutën e 40’, kur e ktheu në gol një penallti të fituar nga vetë ai.

Në pjesën e dytë, Interi shënoi edhe dy gola të tjerë, me Perisic në minutën e 54’, dhe Gagliardini në minutën e 81’, për të cilin ky ishte goli i dytë në këtë mbrëmje.

Në ndeshjen tjetër të zhvilluar në këtë orar, Roma nuk ka arritur të marrë më shumë se një barazim 2:2 ndaj Fiorentinës në stadiumin ‘Olimpico’.

Komento: