Firmino ia jep lajmin e madh Liverpoolit

16:14 | 21 Maj 2019

Sulmuesi ,Roberto Firmino i ka dhënë Liverpulit një lajm të mirë pasi që është kthyer në trajnim.

Braziliani ka humbur tri ndeshjet e fundit me një problem të kofshës por ishte në gjendje të merrte pjesë në sesionin e parë të kampit para-finale të skuadrës në Marbella, përcjell ORAinfo.

Firmino ishte lojtari i parë që mbërriti në bregun jugor të Spanjës, duke marrë pjesë pak më herët se shokët e tij të ekipit për disa seanca individuale me stafin e forcës dhe rehabilitimit.

Liverpool tha se rikthimi i tij në trajnimin e plotë të ekipit do të menaxhohet me kujdes nën mbikëqyrjen e tyre, me programe të specializuara të planifikuara gjatë ditëve të ardhshme./ORAinfo/

Komento: