Futbollisti brazilian Roberto Firmino, sipas të gjitha gjasave, do të largohet nga skuadra e Liverpoolit këtë verë dhe mund ta shohim atë në fanellën e Interit nga sezoni i ardhshëm, shkruan Gazzetta dello Sport.
Kontrata e tij me Liverpoolin skadon në fund të këtij sezoni, madje sipas raportimeve ai është gati të pranojë një pagë më të ulët për të nënshkruar me Interin dhe nuk do të kërkojë 10 milionë eurot që merr në Liverpool.
Më herët u shfaq informacioni se Firmino mund të zgjasë kontratën me Liverpoolin dhe besnikërinë e tij ndaj këtij klubi deri në verën e vitit 2025 ose 2026, por asgjë nuk do të ketë dhe duke qenë se ai nuk është më i preferuar te trajneri Jurgen Klopp.
31-vjeçari ka luajtur vetëm 13 ndeshje në Ligën Premier këtë sezon, por pavarësisht numrit dukshëm më të ulët të ndeshjeve, ai arriti të shënojë shtatë gola dhe të shtojë tre asistime.
Ai përforcoi Liverpoolin në vitin 2015 kur erdhi nga Hoffenheim dhe me këtë klub fitoi Ligën e Kampionëve dhe titullin në Angli, i pari për Liverpoolin në 30 vjet.