
Roberto Firmino po jeton ditë të komplikuara.
Sulmuesi i Liverpool duhet të vendosë për të ardhmen e tij në një sezon vendimtar për të, si për shkak të Kupës së Botës në Katar dhe për shkak të kontratës së tij, e cila skadon në qershor 2023, përcjell ORAinfo.
Në moshën 30-vjeçare, konkurrenca në vijën e sulmit të Reds mund t’i dëmtojë atij. Tashmë ka ndodhur me ardhjen e Diogo Jota dhe Luis Diaz, ndaj nënshkrimi i Darwin Nunez vetëm sa e shton këtë situatë.

Firmino prandaj po mendon një largim nga Anfield për të kërkuar minuta të garantuara dhe për të pasur më shumë opsione për të luajtur në Kupën e Botës me Brazilin. Dhe në këtë skenar, sipas një raportimi të Mirror, ka dalë Juventusi që ka shprehë intersim për të./ORAinfo/