Roberto Firmino nuk është përfshirë në listën e kombëtares së Brazilit, për Kampionatin Botëror 2022.
Ylli brazilian i Liverpool, Roberto Firmino nuk pati shumë gëzim kur u publikua lista e Brazilit.
Tite zgjodhi disa emra për fazën e sulmit, por nuk pati vend për Firmino. Mirëpo, ky i fundit ka pasur vetëm fjalë të mira për shokët që u zgjodhën për të udhëtuar drejt Katarit.
“Dje, gjërat nuk shkuan siç i kam imagjinuar ose siç i kam ëndërruar gjithë jetën, por unë shoh prapa dhe jam falënderues ndaj Zotit sepse ai ma mundësoi ta jetoja këtë ëndërr në vitin 2018”, ka thënë Firmino, përcjell lajmi.
“Shfrytëzoj rastin të uroj të gjithë ata që u ftuan”, shtoi anëtari i Liverpool.
Firmino nuk pati startin më të mirë të sezonit. Ai humbi disa lojë si pasojë e një lëndimi dhe nuk arriti të rikthente formën më të lartë të tij.