Firmoset marrëveshje SHBA-Kosovë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar

16:52 | 24 Gusht 2023
firmoset-marreveshje-shba-kosove-per-mbrojtjen-e-informacionit-te-klasifikuar

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë të ditur se është nënshkruar një marrëveshje mes SHBA-së dhe Kosovës, mbi masat për mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar.

Hovenier u shpreh se firmosja e kësaj ujdie, ishte nderë për të.

”Kënaqësi për nënshkrimin e Marrëveshjes SHBA-Kosovë në lidhje me Masat e Sigurisë për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar. Kjo marrëveshje, që është duke u bërë prej kohësh, hap derën për shkëmbimin e mëtejshëm të informacionit ndërmjet qeverive tona”.

Komento: