Firmoset memorandumi mbi 350 mijë eurosh mes Aliut e Atiqit

13:03 | 30 Prill 2024

Ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, sot e ka nënshkruar një memorandum me kryetarit e Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, ka deklaruar se vlera e memorandumit është 368 mijë euro.

“Përmes këtij Memorandumi po e bëjmë financimin e tërësishëm të projektit infrastrukturorë: Projekti i Rrugës ‘Çlirimi’, ‘Luj Braj’, ‘Norbert Jokli’ dhe ‘Boro Stankoviq’”, ka shkruar Aliu.

Komento: