Firpos në Milan? Del një problem

11:30 | 21 Janar 2021

Çfarë po bllokon transferimin e Firpos në Milan.

Junior Firpo ka qenë së fundmi i lidhur me një kalim të mundshëm në klubin e AC Milan.

Drejtuesit e Rosonerëve dëshirojnë që t’i sigurojnë trajnerit të tyre mbrojtës rezervë të majtë në qoftë se ka probleme me lëndime, shkruan lajmi net.

Njëri prej emrave më të përfolur ka qenë edhe ai i mbrojtësit të Barcelonës, Junior Firpo.

Megjithatë, në dhjetor Firpo u bë baba për herë të dytë dhe lojtari nuk dëshiron që të largohet nga Spanja kur fëmija i tij nuk i ka akoma dy muaj.

Afati kalimtar do të mbyllet më 1 shkurt dhe akoma nuk dihet përfundimisht nëse e ardhmja e 24 vjeçarit do të jetë në Barcelonë.

Komento: