
Fisnik Asllani ka vazhduar me formë të mirë në kampionatin gjerman, duke gjetur rrugën drejt rrjetës me fanellën e Hoffenheimit.
Sulmuesi i Kosovës shënoi në minutën e 10-të të ndeshjes ndaj Schalke 04, duke përfituar nga një gabim i madh i portierit kundërshtar, Loris Karius.
Ky ishte goli i PARë i Asllanit në Bundesliga këtë sezon, por ka shënuar edhe në garat evropiane – ndërsa realizimi vjen në një moment të rëndësishëm, pak para grumbullimit të radhës me Kombëtaren e Kosovës.
Me këtë gol, 23-vjeçari vazhdon të dëshmojë rëndësinë e tij në repartin ofensiv të Hoffenheimit, ndërsa paraqitjet e tij janë një lajm i mirë edhe për përzgjedhësin Franco Foda para ndeshjeve të nëntorit.
Kosova luan ndaj Izraelit dhe Irlandës në Ligën e Kombeve.