Fisnik Ismaili ‘ironizon’ me dekoratat e presidentit Thaçi – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fisnik Ismaili ‘ironizon’ me dekoratat e presidentit Thaçi

15:47 | 15 Shkurt 2019

Deputeti i PSD-së, Fisnik Ismaili ka ironizuar me medaljen presidenciale që presidenti Hashim Thaçi ia ka dhënë Blerina Kllokoqi-Rugovës, gruas së djalit të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Ismaili ka thënë se Thaçi më përpara do t’ia jepte një medalje presidenciale këngëtares serbe Ceca, sesa atij.

“Kur i kalon mandati qetij presidenti, be? Krejt ymytin për medalje presidenciale e kam te i ardhmi, se ky Cecës ma përpara ia jepë, se mue”, ka shruar Ismaili në Facebook. Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka dekoruar sot me Medaljen Presidenciale të Meritave për kontributin e dhënë në fushën e artit kreatoren e modes Blerina Kllokoqi-Rugova.

Megjithëse për këtë lajmin e dha vetë Thaçi përmes Facebook-ut, pak më vonë presidenti e fshiu postimin

Komento: