Fisnik Ismaili reagon pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit

16:38 | 24 October 2019

Shumë anëtarë e ish-anëtarë të Vetëvendosjes po reagojnë pas publikimit të ekspertizës zvicerane për rastin e Astrit Deharit.

Fisnik Ismaili nga PSD-ja ka reaguar pas publikimit të ekspertizës për rastin e Astrit Deharit, raporton Express

Ismaili ka shkruar në Facebook se beson në atë që ka besuar shumë gjatë, se ky është fundi i agonisë, dhembjes, pikëllimit e dëshirës për drejtësi ndaj familjes së Astrit Deharit.

“Sot po du me besue në atë që gjatë kam shpresue, se është fillimi i fundit të agonisë, dhembjes, pikëllimit e dëshirës për drejtësi ndaj familjes së Astritit, e krejt neve që e kemi njoftë nga afër. Sot duhet me qenë dita kur e drejta nisë me fitue”, ka shkruar Ismaili.

Komento: