Fisnik Syla bën hapin e madh për ribashkimin me Fjollën – Ora Info Ballina | ORAinfo.com - Nuk ndalet

Fisnik Syla bën hapin e madh për ribashkimin me Fjollën

13:06 | 20 Tetor 2021

Fisnik Syla nuk heq dorë nga Fjolla Morina, bën hapin e parë për ribashkimin me të.

Menjëherë pas lirimit nga paraburgimit, Fjolla Morina u komentua në media për raportin e saj me Fisnik Sylën.

Ani pse ajo vetë nuk e ka konfirmuar, të gjitha detajet çojnë në atë se çifti i ka dhënë fund martesës, shkruan Reporteri.

Si Fisniku, poashtu edhe Fjolla kanë fshirë të gjitha fotografitë që kishin së bashku në rrjete sociale, derisa edhe kanë hequr njëri-tjetrin nga lista e miqve.

Por, duket se Syla nuk po heq dorë dot nga këngëtarja. Biznesmeni ka pëlqyer fotografitë e fundit që Morina ka sjell para ndjekësve të saj në Instagram.

Ndryshe, Fjolla dhe Fisniku u martuan në Maldive në vitin 2020.

Komento: